Leonardo DiCaprio është në lidhje me modelen Cami Morrone.

Fituesi i çmimit Oscar, aktori 43 vjeçar dhe modelja 20 vjeçare, sipas disa burimeve, janë duke kaluar shumë kohë së bashku.

Poashtu sipas raportimeve të revistës Us Weekly, aktori i njohur është parë duke u larguar nga shtëpia e Morrone në Los Angeles më 16 dhjetor.

Poashtu, sipas të njëjtit burim, në të njejtën ditë, të dy janë parë duke bërë shopping në qendra tregtare në LA, transmeton Klan Kosova.

Aktori i njohur kohë më parë është ndarë nga modelja e Sports Illustrated, Nina Agdal.

Ai poashtu më herët ishte në lidhje me modelen Bar Refaeli nga viti 2006 deri në vitin 2011 dhe modelen tjetër të njohur, Gisele Bundchen nga viti 2000 deri në vitin 2005.