Leo Messi e përfundoi vitin 2017 me gol dhe fitore në “Santiago Bernabeu”.

Lionel Messi shënoi kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu” në fitoren 3-0 të Barcelonës, për ta përfunduar vitin 2017 në mënyrën më të mirë të mundshme.

El Clasicot për Messin janë gjithmonë speciale, ai motivohet sa herë luan kundër Realit në “Santiago Bernabeu”.

Në fakt, ai ka fituar më shumë ndeshje në fushën e Real Madridit se në “Camp Nou”.

Ndeshja e së shtunës, ishte fitorja e 10 në 19 sa ka luajtur në Bernabeu, që e bënë atë lojtarin rival që ka fituar më shumë ndeshje në fushën e Madridit.

Leo shënon më shumë gola në fushën e Madridit se në atë të Barcelonës. Prej 25 golave sa ka shënuar, 15 prej tyre i ka realizuar në “Santiago Bernabeu”.

Ai gjithashtu është lojtari që ka shënuar më shumë gola në El Clasico, duke lënë prapa Di Stéfano apo edhe Cristiano Ronado, që kanë shënuar 18 dhe 17 respektivisht.

Real Madridi gjithashtu është skuadra që Messi i ka shënuar më shumë gola nga pika e bardhë. Ai ka shënuar gjashtë penalti me saktësi 100%.

Goli i së shtunës kundër Real Madridit ishte i 15’ti në La Liga këtë edicion, çka e bënë atë lojtarin e parë në histori që shënon së paku 15 gola në 10 sezone me radhë.

Messi u bë lojtari që i ka shënuar më së shumti gola në histori Realit në ligë, 17, një më shumë se Zarra, Igoa dhe Gorostiza.

Ai është lojtari që ka shënuar më së shumti gola në vitin 2017, 54, vetëm Kane mund ta barazojë argjentinasin që ka shënuar 53 dhe ka edhe një ndeshje për të zhvilluar në Premierligë.

Messi gjithashtu është dribluesi më i mirë për vitin 2017 (244), 69 më shumë se Hazardi, që është i dyti dhe pothuajse 100 më shumë se Neymari, që plotëson podiumin, përcjell Gazeta Express.

Rekordet që theu kundër Realit:

Lojtari i vetëm në që i shënon mbi 15 gola në 10 sezone të njëpasnjëshme në La Liga

Më së shumti gola në histori të El Clasicos: 25

Më së shumti asiste në histori të El Clasicos: 13

Më së shumti gola të shënuara kundër Real Madridit në histori të La Ligës: 17

Më së shumti gola të shënuara për një skuadër në pesë ligat kryesore evropiane: 526.