Thomas Lemar do të largohet nga Monaco gjatë verës së ardhshme për të kaluar në Premierligën angleze

Për shërbimet e francezit, Thomas Lemar janë të interesuara dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Arsenal.

Sipas The Independent, lojtari tashmë ka bërë zgjedhjen e tij dhe preferon kalimin në Liverpool.

Ai u kërkua me ngulm nga Arsenal verën e kaluar, ku Monaco refuzoi 100 milionë euro për të, ndërsa lojtari tashmë dëshiron kalimin në Liverpool.

Më herët për Lemar interesim kishin shprehur edhe Barcelona, Juventus dhe Bayern Munich