Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë të ditur se në orët e mbrëmjes së sontme ka pasur rrëshqitje të dheut në segmentin rrugorë Pejë – Kuqishtë.

Me këtë rast, Lekaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në këtë rrugë, përderisa ka njoftuar se kopmania e mirëmbajtjes është në punë dhe po bënë çdo gjë për të sanuar bllokadën.

“Në Rugovë të Pejës, në kilometrin 13, aty ku vazhdimisht, sa herë po rritet dendësia e reshjeve të shiut, po ndodhin rrëshqitje tereni, ashtu edhe sonte në orët e mbrëmjes ka patur rrëshqitje në masë të madhe, i cili paraqet rrezik për trafik, e rrjedhimisht edhe për jetën e qytetarëve.

Andaj duke ju bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në segmentin Pejë – Kuqishtë, ju informojë se kompania e mirëmbajtjes është në punë dhe po bënë çdo gjë për të sanuar bllokadën, e cila nuk është edhe e vogël”, ka njoftuar Lekaj.