Ledri vulaj tashmë e ka hedhur krejtësisht pas krahëve ndarjen me Adelën, vajzën e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Theodhori Sollaku, dhe tashmë i është rikthyer jetës prej ‘Don Zhuani”.

Së fundmi ai është kapur “mat” duke u puthur në buzë me një femër, e cila e priste sapo zbriti nga në Aeroportin e Nju Jorkut

Lajmi është dhënë në mënyrë ekskluzive nga Olti Curri, i cili ka publikuar edhe videon e momentit intim të reperit të njohur shqiptar, të shoqëruar edhe me një sqarim.

“Ledri Vula pritet ne Neë York nga nje vajze me te cilen puthet ne buze?”, shkruan Olti, i cili më pas vazhdon të japë detajet:

“Duket se dashuria e re e kengetarit te mirenjohur Ledri Vula eshte matane oqeanit. Per dyshuesit ne fund te videos nje foto e postuar nga vete kengetari me te njejten veshje si ne momentet e aeroportit.

Ai me te zbritur ne kryeqytetin amerikan shoqeruar edhe nga menaxheri i tij, eshte pare dhe perjetuar ne video nga disa shqiptare te ndodhur aty, teksa puthej ne buze me nje vajze simpatike. Ne dasme ????”, mbyll sqarimin e tij Olti Curri.

Por për momentin ngrihen pikëpyetjet: Ku është kjo vajzë? A është shqiptare apo e huaj? Përgjigjet e këtyre pyetje dhe shumë të tjerave në lidhje më këtë çëshjte ndoshta do t’i marrim në ditët e ardhshme…