Ledri Vula është ndër rep artistët më të dalluar dhe mjaft të pëlqyer nga publiku shqiptarë.

Së fundmi reperi na ka rënë në sy për stilin e ndryshëm të flokëve i cili duket tejet karakteristik por nuk mund të themi që nuk është simpatik.

Ai momentalisht gjendet në Nju Jork ku siç duket reperi është duke iu përshtatur edhe vendit me stilin e flokëve.

Ledri është aktiv edhe në rrjete sociale i cili nuk ngurron të shpërndajë imazhe të njëpasnjëshme por që merr edhe komente pozitive nga fansat e shumtë të tij.

Ledri është aktiv edhe në projekte muzikore duke publikuar vazhdimisht e këtë të fundit e ka lansuar në bashkëpunim me reperët Gjiko dhe Lumi B ‘Shtrejt’, e cila për tri ditë ka arritur të marrë më shumë se një milion klikime.