Ledina Çelo konsiderohet si një ndër femrat më të bukura shqiptare ndër vite. Ajo ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re duke iu përkushtuar krejtësisht jetës private.

Ndërkohë që herë pas herë nuk harron të publikojë ndonjë fotografi, ku shfaq format e saj super seksi, siç ka bërë edhe gjatë ditës së sotme.

Në dy prek këtyre fotografive Ledina duket tejet joshëse dhe seksi, e veshur me një bluzën të hapur dhe të bardhë, ndërsa qëndron e ulur në një divan. Këngëtarja nuk dihet nëse do t’i rikthehet muzikës pasi ka vite që s’ka sjell ndonjë këngë të re.

Ledina prej disa kohë është e martuar me ish-boksierin, Naim Kabashin, me të cilin ka dy fëmijë. Por, duket se angazhimi i madh dhe kujdesi i madh që duhet për fëmijët, po e lodhin tejet shumë bukuroshen shqiptare.

“Shtëpi e ëmbla shtëpi. Kafe kur janë ata në kopsht dhe shkollë”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Ledina duke iu referuar dy fëmijëve të saj të vegjël.