Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj është e brishtë, për faktin se shumica parlamentare është shumë e ngushtë, përbëhet nga partnerë të vegjël që përcaktojë faktin e qeverisë dhe që janë të motivuar për të mos lejuar progres në Kosovë.

Hoti ka deklaruar për “Epoka e re” se nuk mund të pritet nga kjo qeveri se do të ketë zhvillime të mëdha, siç është premtuar.

Ai ka paralajmëruar se mocioni i votëbesimit është një nga opsionet për rrëzimin e qeverisë.

Zyrtari i lartë i LDK’së, duke folur për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, ka thënë se për çështje madhore gjithmonë është i nevojshëm konsensusi, por ka bërë thirrje që disa parti politike të heqin dorë nga kauzat e rrejshme.