Manchester United mund të mbetet pa portierin argjentinas, Sergio Romero

Sergio Romero është duke e konsideruar largimin nga Manchester United gjatë janarit, për të gjetur një skuadër ku luan rregullisht, për të ruajtur vendin në Kombëtare për Kupën e Botës.

Argjentinasi ka mbetur zgjedhja e parë, por ka frikë se gjërat mund të ndryshojnë deri në verë, shkruan Daly Mail.

Për lojtarin interesim kanë shprehur disa skuadra të La Ligas dhe Serie A.