Franck Lampard nuk është i kënaqur me mesfushorin francez të Chelseat, Tiemoue Bakayoko

Ish-legjenda e Chelseat, Franck Lampard insiston se Tiemoue Bakayoko duhet të përmirësohet nëse dëshiron të luaj në formacionin e parë.

Ai tha se Bakayoko po fle gjatë ndeshjes dhe kjo nuk lejohet sidomos kur luani një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

“Bakayoko fle. Përqendrimi i tij humbet, por në të tilla nivele, një dremitje në fushën e lojës e bën shumë më të lehtë për kundërshtarin. AI duhet të përmirësohet”, tha Lampard për BT Sport.