Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Në viset më të larta vende-vende vërehen rrugë të lagështa, ndërsa ulje të dukshmërisë deri në 100 metra për shkak të mjegullës ka në Strugë, informon LAMM.

Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon drejtim të kujdesshëm të automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur. Në grykat malore mund të ketë rrëshqitje të dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë-Bukovë.