Në “Kënga Magjike” nuk kanë munguar as batutat e humoristëve dhe prezantuesve Bes Kallaku dhe Erion Isai me personazhet VIP që kishin mbërritur në Pallatin e Koncerteve për të ndjekur natën finale.

Isai: Përshëndesim edhe Presidentin e Republikës, mirëmbrëma Zoti Meta!

Kallaku: Më në fund kemi një president mbi palët se pikë të dobët ka Sali Berishën, punon me qetësi me Edi Ramën dhe fle me dashuri me Monika Kryemadhin.

Isai: Faleminderit gjithë bashkisë, faleminderit kryetarit të bashkisë dhe ta përshëndesim lali Erin që e kemi në sallë.

Kallaku: Ku është?

Isai: Ja ku është.

Kallaku: Nuk është lali Eri ai.

Isai: Është lali Eri, o Ardit a është lali Eri ai?

Gjebrea: Po, po ai është.

Kallaku: Ore ja ku e ke ‘live’ në Paskuqan në Facebook. Nuk është ai…

/tvklan/