Nga LSDM thonë se ministër i shëndetësisë në Maqedoni do të jetë Venko Filipçe, kuadër i LSDM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Ministër i shëndetësisë do të jetë i propozuar nga LSDM-ja, është pyetje që ka gjetur zgjidhje dhe është mbyllur si çështje. Nga Ziadin Sela varet a do jetë apo jo në Qeveri” thotë zyrtari i LSDM-së.

Filipçe është mjek dhe është në garë me Kristijan Kostovski, por është më i mbështetur nga udhëheqësia e partisë.