Virgil van Dijk për 84 milionë euro ka kaluar nga Southampton në Liverpool

Skuadra angleze Liverpool ka konfirmuar transferimin e Virgil van Dijk nga Southampton, i cili do t’i bashkohet skuadrës nga 1 janari.

Van Dijk i ka kushtuar Liverpoolit 84 milionë euro, duke u bërë kështu mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Ai në skuadrën e re do të bart fanellën me numër 4.

“Përfaqësuesi holandez do të bartë fanellën me numër katër, pas arritjes së tij në Liverpool”, thuhet në njoftimin zyrtar