Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski të cilit dje gjykata i caktoi masën e paraburgimit ka filluar grevë urie.
Informatën e tillë për TV24 e kanë konfirmuar edhe avokatët mbrojtës së tij, ndërsa arsyeja e grevës sipas avokatëve është se Mukoski konsideron se është në paraburgim për vepër të cilën nuk e ka bërë asnjëherë.
Mukoski me dy deputetët tjerë të VMRTO-DPMNE-së do të qëndrojnë në paraburgim për 30 ditë.