Me 62 vota “pro” një abstenim dhe asnjë “kundër” Kuvendi pasdite e zgjodhi dr. Venko Filipçe ministër i Shëndetësisë.

Kryeministri Zoran Zaev para deputetëve elaboroi se për shkak të zgjedhjeve lokale, për shkak të së drejtës së zgjedhjes së ministrit të atëhershëm Arben Taravari të jetë kandidat për kryetar iu ndërpre mandati dhe se për anëtar të ri të Qeverisë, i cili do të udhëheq me dikasterin e Shëndetësisë e propozoi Venko Filipçen.

“Shpresoj se sot Parlamenti do të marrë vendim për zgjedhje të ministrit me çka Qeveria do të ishte e kompletuar”, theksoi Zaev.

Në seancën e 27-të të Kuvendit për ministër pa dikaster të angazhuar për zbatimin e Strategjisë së romëve është zgjedhur Aksel Ahmedovski, i cili vjen në vendin e Samka Ibrahimovski. Njëherit Kuvendi e shkarkoi Vllaste Dimkoviqin nga funksioni zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe në vendin e tij e emëroi Bllage Cvetkoviqin. Zëvendësministër i Arsimit u zgjodh Arbër Ademi.

Në fillim të seancës janë konstatuar dorëheqjen e kryetarit të KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, nënkryetarit të KSHZ-së, Rexhep Prekopuca, si dhe e anëtarëve të KSHZ-së, Atanas Urumov, Igor Milev, Subhi Jakupi, Violeta Duma, Sasho Sërcev dhe Silvana Boneva. Atyre, siç theksoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u ndërpritet funksioni dhe angazhimi në KSHZ me kërkesë personale, para skadimit të mandatit.