Për shkak mungesës së kuorumit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi në vazhdimin sotëm të seancës së 22-të dha pauzë prej gjysmë ore, pas së cilës deputetët duhet të votojnë për emërimin e Prokurorit Publik Shtetëror. Në sallën kuvendore kishte 60 deputetë.

“Jap pauzë prej 30-të minutash që koordinuesit t’i mbledhin deputetët”, tha Xhaferi.

Debati parlamentar për propozimin qeveritar që Lubomir Joveski të emërohet në këtë funksion përfundoi më datën 15-të të këtij muaji.

Për emërimin e Prokurorit Publik, Kuvendi i RM-së vendosi me shumicë të thjeshtë prej 61 votash. Prokurori Publik ka mandat prej gjashtë vjetëve me të drejtë të riemërimit.

Deri tani këtë funksion e ushtroi Liljana Spasevska, pasi Marko Zvërlevski u shkarkua më 17-të gusht të këtij viti.