Khloe Kardashian shkroi diçka shumë të lezetshme për të dashurin Tristan Thompson.

Motra 33-vjeçare e Kim Kardashian, e cila raportohet se është në pritje të fëmijës së saj të parë me basketbollistin Tristan Thompson, e shfrytëzoi Instagramin për t’i ndarë ndjenjat e saj.

“Ditën që të takova, jeta ime ndryshoi. Faleminderit dashuria ime!”, shkroi bukuroshja, duke i shtuar edhe disa zemra emotikone.

Përveç kësaj, ajo e postoi edhe një fotografi të tyre duke u puthur, e cila është shkrepur gjatë ditëlindjes së saj.

Edhe pse Khloe ende nuk e ka konfirmuar që është shtatzënë, në Instagram ajo të dashurin e quan “baba”.