Policia e Durrësit ka dhënë detajet e para lidhur me drogën e kapur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Siç mësohet, në mjetin tip Skania te ngarkuar me pelet, drejtuar nga shoferi Drilon Istrefi., ku gjatë kontrollit në vijën e dytë, policia ka konstatuar 4 pako me lëndë narkotike të llojit heroinë, me një peshë rreth 2 kg.

Këto pako më drogë, janë zbuluar të fshehura në kabinë, ndërsa policia nga një analizë risku e kryer, në vijën e dytë të kontrollit të mjetit, rezultoi se duhej kontrolluar ne detaje.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se hetimet po vijojnë dhe për këtë shkak nuk mund te jepen me shume detaje.