Noizy është një reperët më të suksesshëm dhe një ndër më të paguarit, gjithashtu dhe shumë i pëlqyer nga femrat. Gjatë gjithë karrierës së tij, Noizy është përfolur shpesh për lidhje me vajza të njohura ose jo, por asgjë nuk është konfirmuar prej tij.

Deri dje kur ai ka çuditur të gjithë duke pranuar se ka pasur një lidhje me një grua të martuar.Gjatë një loje në “Xing me Ermalin”, moderatori Ermal Mamaqi pyeti të ftuarit nëse kanë pasur një marrëdhënie me dikë që ka qenë i martuar dhe të vetmit që e pranuan ishin Noizy dhe Varrosi. Noizy nuk e zbuloi identitetin e saj duke bërë të gjithë kuriozë.