Ish drejtori i Arkivit Shtetëror ende nuk e ka paraqitur kandidaturën për kryetar të VMRO-DPMNE-së. Filip Petrovski në deklaratë telefonike për TV21 tha se pret vërtetim të procedurës së dokumenteve, por thotë se e ka mbështetjen e nevojshme prej minimum 30 delegatëve, me çka i përmbush kushtet për tu kandiduar për pasardhës të Nikolla Gruevskit. Petrovski thotë se pas dorëzimit të dokumenteve do të fillojë kampanja në të gjithë territorin e Maqedonisë, për ta fituar mbështetjen e anëtarëve të partisë por edhe të qytetarëve.

“Nesër do të mbahet komiteti qendror, do ti mbarojnë marrëveshjet rreth vërtetimit të procedurës, duhet të bëjnë formularë të cilët do të mbushen, ndërsa për kandidim nevojitet mbështetje nga 30 delegatë. Do të ketë minimum tre kandidat sipas informatave të mija, ndërsa është e mundur të ketë edhe më shumë se tre, që është mirë për demokracinë në parti”, tha Filip Petrovski, Kandidat për lider të VMRO-DPMNE-së, në linjë telefonike.

Por në emisionin e mbrëmshëm të Click Plus në TV21, Nikolla Tasev nga VMRO-DPMNE- Partia popullore tha se në krye të partisë duhet të kthehet Lubço Georgievski.

“Të përgatitet atmosferë, ti bashkojë të gjitha rrymat, dhe të caktohet kongres për pas 12 ose 16 muajve, dhe të thuhet: në atë kongres do të zgjedhën delegatë, të gjitha grupet ose fraksionet do të mund të paraqesin kandidat, por të dihet, atë të cilin do të zgjidhet për lider të partisë pas 16 ose 16 muajve, të gjithë do të duhet ta pranojnë dhe do të duhet të punojnë së bashku”, u shpreh Nikolla Tasev, nga VMRO-DPMNE Partia Popullore.

Në emisionin debativ morri pjesë edhe Jove Kekenovski si pjesë e anës e cila disa vite me radhë kërkon dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga kreu i VMRO-DPMNE-së dhe reformim të partisë.

“Ata tani nuk janë në gjendje të mbledhin as 200 njerëz në protestat e organizuara, siç bënin me qindra autobusë duke sjellë njerëz nga e gjithë Maqedonia, tani nuk mund të mbledhin as 100 as 200 njerëz. Siç kalojnë ditët autoriteti dhe kredibiliteti i tyre vazhdon të bijë, pasi që ai që moti është prishur.”, tha Jove Kekenovski, FRODEM.

Ilija Iliovsko nga radhët e “Reformuesve” thotë se Gruevski dhe ndjekësit e tij më të flaktë mund të formojnë parti të tyren ndërsa VMRO-DPMNE-në ta lënë në dorë anëtarësisë së partisë.

“Është më mirë që zotëri Nikolla Gruevski dhe njerëzit përreth tij të formojnë parti tjetër, në fakt udhëheqësia e tanishme e partisë, le t’ia lënë partinë anëtarësisë ta udhëheqë dhe të zgjedhë udhëheqësi të re”, tha Ilija Iliovski, nga Inicijativa për Reforma në VMRO-DPMNE.

Si pasardhës potencial të Nikolla Gruevskit përmenden disa persona të cilët janë të njohur për popullatën maqedonase. Ilija Dimovski, Nikolla Popovski, Nikolla Todorov, Antonijo Milloshovski dhe Hristijan Mickovski janë funksionarët partiak për të cilët spekulohet njëri prej tyre do të ulet në vendin e liderit në të cilin për 15 vite me radhë ka qëndruar Nikolla Gruevski. Fjalën përfundimtare do ta kenë delegatët të cilët do të votojnë për liderin e ri partiak më 23 dhjetor.