Kandidati i vetëm deri tani për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas lirimit nga paraburgimi, ka treguar nëse ka marrë të paktën një mesazh urimi nga Dardan Molliqaj, mes të cilëve është bërë publike një mos pajtueshmëri brenda partisë së tyre.

Kurti ka thënë për ‘Kosova Press’ se ai ende nuk e ka hapur telefonin dhe nuk e di nëse ka marrë një mesazh urimi për lirimin nga paraburgimi nga kolegu i tij i partisë, Daradan Molliqaj.

“Unë ende nuk e kam hapur telefonin prej se u lirova nga paraburgimi erdha drejt në zyre dhe po shkojë në shpi”, ka thënë deputeti i VV’së i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës.

Kurti është pyetur edhe lidhur me fjalorin e përdorur nga Aida Dërgutit.

“Gjithçka do të diskutojmë brenda VV për mua çështja thelbësore është programi dhe ajo që është ma e rëndësishmja që po pranohet nga të gjithë reformat në Lëvizjen Vetëvendosje, unë nuk mendojë që tashmë mund të merremi me çështje të tilla edhe pak orë i takojnë vitit të kaluar”.

Kurti është përgjigjur edhe në pyetjen nëse në VV ka babë apo ide, një slogan ky i vendosur tek zyrat e VV-së në Prishtinë.

“Nuk ka babë në Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë Kurti.