Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi në një konferencë për media ka thënë se gjykatësi Beqir Kalludra citohet në të gjitha veprimet që ka të bëjnë me veprimet politike të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Gjykatësi Kalldudra caktohet në të gjitha proceset që kanë të bëjnë me veprimet politike të aktivisteve të Vetëvendosjes”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka thënë se kjo dëshmon se gjykatësi Beqir Kalludra është pjesëtarë i klanit “Pronto”

“Kjo po dëshmon se ky me ose pa dashje është bërë një pjesëtar i klanit ‘pronto’ në sistemin gjyqësisë së Kosovës ashtu si jemi mësuar të dëgjojmë deri me tani në disa dhjetëra raste nga ky klan dhe klane tjera”, ka thënë ai.

Kurteshi po ashtu ka thënë se gjykatësi Kalludra u provuar edhe dje në seancën ndaj katër deputetëve të VV-së.

“Vrazhdësia në menaxhimit të proceseve gjyqësore kundër Lëvizjes Vetëvendosje është provuar edhe dje edhe kundër dëshmitarit të vetëm në procesin gjyqësor që është mbajtur ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.Kjo vrazhdësi profesionale por edhe njerëzor duket se i ka rrënjët në një urrejtje politike kundër Lëvizjes vetëvendosje”, ka thënë Kurteshi.