Kancelari i ri amerikan Sebastian Kurc në intervistë për gazetën “Bild am Zondag” bëri thirrje që të ndalen tentimet për imponimin e kuotave për shpërnguljen e refugjatëve dhe për përpjekje të reja që t’u ndihmohet refugjatëve në vendet prej ku vijnë.

Derisa ishte ministër i Punëve të Jashtme, Kurc e kritikoi vendimin e kancelares gjermane Angela Merkel në vitin 2015 që në vendin saj të pranojë mbi një milion emigrantë. Pasi e ndërmori funksionin kancelar austriak, duke menaxhuar me koalicionin me Partinë e Djathtë austriake të Lirisë, ai qëndroi në anën e vendeve të Evropës Qendrore, të cilat iu kundërshtuan propozimeve për shpërnguljen e kërkuesve të azilit në BE, të cilat i përkrah Gjermania.

“Detyrimi i vendeve të BE-së që të pranojnë refugjatë, nuk e çon Evropën drejt përparimit. Diskutimi nuk ka kuptim. Emigrantët që shkojnë drejt Evropës, nuk dëshirojnë të shkojnë në Bullgari ose Hungari. Ata dëshirojnë të shkojnë në Gjermani, Austri ose Hungari”, tha ai.

Në vend se të imponojnë përpjekje për një, sipas tij, politikë të pasuksesshme, Kurc i bëri thirrje BE-së t’i përkrah “ndoshta me forcë ushtarake”, përpjekjet që t’u jepet ndihmë emigrantëve në vendet e tyre amë ose në vendet fqinje.

“Nëse kjo është e mundur, duhet t’u ndihmohet në zonat e sigurta në kontinenti e tyre. BE-ja duhet të ndihmojë në këtë, ndorsha madj edhe ta organizojë dhe ta përkrah me forcë ushtarake”, tha kancelari i ri gjerman.