Nga, Liljana Çerri

Sa I bukur është fund viti plot muzikë dhurata e energji pozitive.

Gjyshet grisin corapet tu japin nipërve e mbesave ndonjë qindarkë që kanë kursyer nga pensionet marramendese që marrin.

Lere pastaj prindërit janë zverdhur komplet sepse dhuratat që kerkojnë femijët janë goxha të kripura në cmime.
Ka edhe nga ata që ju bëjnë dhurata për hipokrizi dhe inat të botës,sa me pelqen kjo kategori për zotin janë vërtet njerëz pa shtyllë kurrizore.

Dhe tek kjo e fundit dua të qëndroj pasi falë o zot na u keputen të gjithë politikanët duke hapur thesin kudo. Prandaj të adhuroj ty fund vit une se ti tallesh 11 muaj e 10 ditë dhe 20 ditët e fundit u fut një festë dhe I le të gjithe në duart e vitit të ri që si I ri që është e fillon me kaprico dhe kur I hyjnë mend si duhen askujt. Nejse gëzuar o popull gëzoni sa të mundni festoni mbushni shpirtin tuaj,lerini ziliqarët dhe njerëzit pa karakter të bredhin me shpirtrat bosh mbi katër rrota me fytyra të nxira e me shoqerime të degjeneruara.

Gëzofshi edhe ju o engjëj që familjet u janë shkaterruar nga prindër qe ju trajtojnë vec si manekina,gëzuar njerëzi kurre mos u plakshi nga mendja dhe shpirti.

Buzeqeshni dhe dhuroni dashuri e vetmja që kujtohet gjithëmonë.

Happy New Year people.