Problemi i kohëve moderne është se shumica nga ne nuk po flemë sa duhet.

Sipas Fondacionit Ndërkombëtar të Gjumit, shumica e të rriturve nga mosha 26 deri 64 duhet të kenë qëllim rreth 7 deri në 9 orë gjumë çdo natë.

Nëse ju duhet të zgjoheni në ora 6:30, koha më e mirë për të shkuar në gjumë është nga 9:15 deri në 10:45, ndërsa nëse ju duhet të zgjoheni në orën 7, koha optimale për të rënë në gjumë është nga 9:45 deri në 11:15.

Nëse iu ndërprehet gjumi gjatë natës, mos e kontrolloni telefonin, ngase hulumtuesit e Harvardit kanë zbuluar se drita e kaltër mund ta shtyjë gjumin deri në tre orë, andaj nëse nuk keni ndonjë emergjencë, mos e përdorni telefonin deri në mengjes.