Datat dhe oraret e çerekfinaleve të Kupës së Italisë janë konfirmuar, me derbin e Madonninës që do të luhet më 27 dhjetor.
Faza e çerekfinaleve do të ketë dy derbi, me Milan dhe Inter dhe Juventus që do të ndeshet me Torinon.
Të enjten janë konfirmuar zyrtarisht oraret e ndeshjeve, dhe Italia këtë vit do të ketë një “Boxing Match Day” si në Angli, me Lazio dhe Fiorentina që do të ndeshen më 26 dhjetor.
Derbi i Milanos do të jetë një ditë më pas, me dy ndeshjet e tjera që do të zhvillohen një javë më pas.
Çerekfinalet
Lazio-Fiorentina 26 dhjetor (21:00)
Milan-Inter 27dhjetor (20:45)
Napoli-Atalanta 2 janar (20:45)
Juventus-Torino 3 janar (20:45)