Një makinë motorike “BMW 520″ me targa të Suedisë është grabitur mbrëmë në parkingun në rrugën “Filipi i Dytë ti Maqedonisë” në Shkup.

Siç informoi sot MPB, I.S. (34) e ka denoncuar rastin në polici mbrëmë në orën 23:40. Sipas tij, automjeti është grabitur në periudhën prej orës 19:45 deri në 23:15.

Kryerësi ka marrë një fitim të paligjshëm të pronës prej rreth 1.500.000 denarë. Punohet për ndriçimin e plotë të rastit.