Shakhtar Donetsk arriti një fitore me të vertetë madhështore në shifrat 2-1 mbrëmë kundër Manchester City.

Përveç një suksesi që u arrit kundër një prej ekipeve më të mira në Europë, ishte një fitore që iu siguroi një vend për 1/16 ekipit të Champions League ukrainasve duke eleminuar në këtë mënyrë Napolin.

Përpara takimit trajneri Paulo Fonseca premtoi se do vishej si Zorro nëse do kualifikoheshin. Pikërisht trajneri në konferencë për shtyp pas ndeshjes u shfaq i veshur si personazhi i famshëm me maskë, duke mbajtur premtimin.