Një shofer është proceduar nga policia britanike për ngarje të pakujdesshme të automjetit në Essex.

Sikurse shikohet nga fotoja, drejtuesi i mjetit hapi vetëm një vrimë në xhamin e përparmë për të parë rrugën, ndërsa gjithë makina ishte mbuluar nga dëbora.

Në këtë zonë, dëbora ka arritur në mbi 20 centimetra trashësi, duke mbyllur shkollat dhe duke bërë të pakalueshme disa rrugë.