Anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe të punësuarit kanë të drejtë të shtesave, reagojnë nga trupi i lartë zgjedhor për pohimet e ambasadorit të SHBA-ve, Jess Bailey se në komision janë ndarë bonuse për zgjedhje, transmeton TetovaSot.

Potejcojnë se pavarësisht kësaj të drejte, me kusht, sot në një seancë publike kanë vendosur të debatojnë për propozim vendimin për kompenzim për anëtarët dhe të punësuarit për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Shtojnë se Komisioni Shtetëror Zgjedhor që nga fillimi e deri në përfundim të zgjedhjeve është gjithmonë në seancë, në kontinuitet pa marrë parasysh ditët jo-pune dhe festat, ndërsa dita e punës zgjatë më shumë se 20 orë.

Ambasadori amerikan në vend, Jess Bailey, ka deklaruar dje se anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve kanë marrë bonuse prej katër pagave mesatare për zgjedhjet lokale. Megjithëse ligjërisht është e mundur, ai mendon se vendimi duhet të jetë transparent./TetovaSot/