Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për shkak të vendimit të presidentit amerikan Donald Trump që të pranojë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Siç transmeton CBS News, mbajtjen e seancës urgjente e kanë kërkuar tetë vende anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Trump dje mori vendim për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe po ashtu vendosi për bartjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Edhe Çekia ka marrë vendim për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.