Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sot realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, Samuel Zhbogar.

Në takim, thuhet në kumtesën e partisë, është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme të BE-së për Maqedoninë, si dhe për sfidat me të cilat është duke u përballur Maqedonia në rrugën e saj euro – atlantike.

Ambasadori, shtohet më tej në kumtesë, ka vlerësuar lartë rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive duke u angazhuar për mirëqenie për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Global