Një delegacion i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari Talat Xhaferi, e në përbërje të të cilit janë edhe deputetët Ejup Alimi, Beti Rabaxhievska – Naumovska dhe Rexhep Memedi, prej sot qëndron për vizitë treditore në Republikën e Shqipërisë.

Është paraparë që nesër kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, gjatë vizitës në Shqipëri, të realizojë takime me kryetarin e Parlamentit shqiptar, Gramoz Ruçi, presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Në ditën e fundit nga vizita e tij, është paraparë që Xhaferi të takohet me zëvendës kryetaren e Qeverisë Senida Mesita dhe të vizitojë edhe Liqenasin, ku do të realizojë takim me minoritetin maqedonas.