Gjatë vikendit, Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, ishte për vizitë në fshatin Sllupçan, për të përcjell nga afër dinamikën e punimeve të ndërtimit të shtratit të lumit dhe mikpritje nga banorët e një lagjeje, ku para disa ditësh përfunduan punimet e një rrugice që u realizua nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ,,Bashkë ndërtojmë,,.

Nga të gjithë banorët, u vlerësua angazhimi i komunës, duke u nis nga Kryetari, këshilli komunal dhe administrata komunale, e cila në bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Qeverinë, më saktësisht Ministrin e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Sadulla Duraku, këtë projekt tani më po e bëjn realitet edhe ate se po punohet në përpikmëri sipas projektit dmth janë të kënaqur shumë nga punëkryerësi në mënyrën se si po e realizohen punimet.

Gjithëashtu, iu bë vizitë edhe një lagjeje, më saktësisht rrugicës së dëshmorit të kombit, Agim Rufati, tek cilët para pak ditësh përfunduan punimet, lidhur me vendosjen e pllakave të bekatonit.

Ku, të gjithë banorët ishin falemenderues shumë, për punët në këtë lagje, pasi kjo rrugicë përpara kur nuk kishte kanalizim dhe pllaka të bekatonit, jo vetëm gjatë vjeshtës e dimrit, po thuaj se çdoher ishte e pakalueshme.

Kryetari, njëherit u premtoi se në atë pjesë do të zgjidh edhe një problem që ka të bëj me ujin atmosferik, e pastaj edhe përfundim të rrugicës me pllaka të bekatonit deri tek varrezat e fshatit dhe shtëpia e dëshmorit të kombit, Agim Rufati.

Në fund, nga banorët Kryetari u ftua për kafe në një lokal, ku edhe bashkëbiseduan edhe për projekte të tjera, që janë në të mirë të gjithë sllupçanasve e më gjërë. (INA)

Global