Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu morri pjesë në promovimin e librit me poezi me titull “Rruazat e jetës” të autores Dijana Toska. Lidhur me këtë, ai u shpreh: ” Në botën e mbingarkuar nga teknologjia, përkrahja e veprimtarisë poetike e shprehur në libra është mision i kohës. Duhet të krijojmë në vazhdimësi ura bashkëpunimi me poetët që jehona e fjalës së bukur të shpërndahet kudo dhe të mos pushojë asnjëherë.