Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka ngushëlluar familjen Peci, pas vdekjes së aktorit të njohur kosovar, Blerim Peci.

“Në këto çaste të rënda, bashkëndjejë me dhimbje e pikëllim ikjen nga jeta të aktorit tonë i cili skenës artistike i ka falur personazhe të ndryshme”.

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emer të qytetarëve te Komunës së Mitrovicës, të gjithë familjarëve, miqve e kolegëve  të ju shpreh ngushëllimet e mija”.

“Lutemi të gjithë që shpirti i tij të pushojë përjetësisht në paqe”, ka thënë Bahtiri në ngushëllimin e tij.