Ndërsa kreu i grupit parlamentarë të LSI-së Petrit Vasili në lidhje me zgjedhjen e PPP-së ka thënë që është pabesi nga ana e mazhorancë, Ruçi ka thënë se është çështje e miratuar në bazë të kodit dhe procedurës që kërkohet.

“Çështja e përfshirjes në rendin e ditës së PPP-së nuk është padrejtësi. Përpara keni kalendarin tre javorë e cila është futur kohë më parë. Çështja është e miratuar dhe nuk është e futur as me pabesi as me… Kjo konsiderohet e mbyllur” – tha Gramoz Ruçi.

Ndërkohë që ka pasur sërish tensione sërish në Kuvend në momentin kur Ruçi vendosi të nisë seancën me shqyrtimin e rendit të ditës. Deputetët e PD-së bllokojnë foltoren dhe nuk lejojnë njeri të flasë. Shkak është se Ruçi vendosi të përfshijë në rend të ditës votimin e kryeprokurorit të përkohshëm ndërsa PD e LSI janë kundër.