Kryeministri kanadez, Xhastin Trudo deklaroi se Ambasada e Kanadasë në Izrael do të mbetet në Tel Aviv.

Me këtë ai shprehi mospajtim me presidentin amerikan Donald Tramp i cili dje kumtoi se Ambasada amerikane do të zhvendoset nga Tel Avivi në Jerusalem.

“Nuk do ta zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Trudo para gazetarëve kanadezë gjatë vizitës zyrtare në Kinë.

Ai e konfirmoi pozitën e Kanadasë për formim të shtetit palestinez i cili do të ekzistojë së bashku me Izraelin.

“Çështja për statusin e Jerusalemit mund të zgjidhet vetëm në kuadër të rregullimit të përbashkët të konfliktit izraelito-palestinez”, deklaroi sot edhe ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme, Kristia Friland.

Global