Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, pas takimeve në kryeqytetin e Bangladeshit, Daka, vizitoi qytetin Cox’s Bazar në të cilin jetojnë refugjatët muslimanë të Arakanit të ikur nga dhuna në Mianmar, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë vizitës në Kampin Balukhali, Yıldırım u prit përfaqësues të organizatave turke, siç janë Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Drejtoria për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), Gjysmëhëna e Kuqe Turke dhe Fondacioni i Çështjeve Fetare (Dijanet).

Yıldırım u dhuroi zyrtarëve të spitalit Sadr në Cox’s Bazar çelësat e ambulancave dhe automjeteve të personelit të ofruara nga TIKA.

Më pas, kryeministri turk vizitoi muslimanët e Arakanit që e prisnin në tendë, me të cilët kaloi çaste të ngrohta, ndërkohë që dëgjoi problemet e një gruaje nga Arakani që nuk iu përmbajt lotëve.

Yıldırım u informua edhe në lidhje me ecurinë e spitalit fushor që të vendosur nga Ministria turke e Shëndetësisë në organizim të AFAD-it.

Gjatë vizitës së tij, Yıldırım u shoqërua nga zyrtarë të lartë shtetërorë të Turqisë, siç ishin zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ, Ministrja e Familjes dhe Politikave Sociale Fatma Betül Sayan Kaya dhe kreu i Dijanetit të Turqisë Ali Erbaş.