Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka caktuar dy afate të rëndësishme për Katalonjën. Data 17 janar do të jetë dita kur parlamenti i ri katalan duhet të mbajë seancën e parë. “Shpresoj që sa më shpejt të kemi një qeveri katalanase që është e hapur për dialog dhe mund t’i përgjigjet gjithë popullit, jo vetëm gjysmës së tij,” deklaroi Rajoy në një adresim të fundvitit të mbajtur të premten.

Kryeministri theksoi se votimi për të zgjedhur presidentin e ri rajonal duhet të bëhet brenda 10 ditëve nga mbledhja e parlamentit të ri, afat që i korrespondon datës 27 janar.

Sa i përket mundësisë që ish-lideri Carles Puigdemont të qeverisë nga Brukseli ku ai ndodhet në azil të vetëshpallur, Rajoy e cilësoi si absurde idenë. Sipas kreut spanjoll të shtetit, një çështje e tillë nuk ka nevojë për përgjigje ligjore, por për një përgjigje të bazuar në mendimin praktik.

Lajmërimi i kryeministrit vjen një javë pasi partitë separatiste të Katalunjës fituan shumicën në zgjedhjet e parakohshme. Ishte vetë Rajoy ai që kërkoi zhvillimin e këtyre zgjedhjeve për të shtypur kërkesën e liderëve rajonalë për pavarësi dhe për t’i dhënë fund krizës politike. Sidoqoftë, analistët parashikojnë se qeveria e re katalanase mund të kërkojë muaj për t’u formuar.