Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka shpjeguar në studion e emisionit “Top Story” tensionet në sallën e Kuvendit duke thënë se s’ka asgjë personale me kryeprokuroren Arta Marku.

Kryemadhi tha se votimi i kryeprokurores së përkohshme nuk ishte në rendin e ditës, ndërsa përsëriti sërish se dhunën ndaj deputeteve të LSI, për çka bën fajtor Edi Ramën, nuk ka për ta harruar.

“Me Edi Ramën e kam problemin unë, me Edi Ramën dhe me Gramoz Ruçin, sepse në seancën e ditës së hënë nuk ishte fare në rend dite kryeprokurori. Ka tetë muaj që opozita thotë hajde të ngremë KLP-në.

Prokurori i Përgjithshëm apo edhe i Përkohshëm, në 13 vjet në historikun e LSI nuk ke ansjë prokuror apo gjyqtar që të jetë propozuar nga LSI-ja.

Duhet të mbyllet kjo histori e shantazheve me dosjet. Politikanët të kenë guximin të shkojnë të përballen aty me drejtësinë.

Gjaku i Floida Kërpaçit nuk ka për të kaluar ashtu. Nuk kam për t’ja harruar unë Edi Ramës”, tha Kryemadhi.