Ditën e sotme është mbledhur komiteti drejtues kombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Gjatë fjalës së saj Kryemadhi tha se situata në të cilën ne ndodhemi, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka bllokuar Reformën në Drejtësi.

“E vetmja rrugë e jona është të reagojmë me të gjitha mënyrat demokratike. Të gjithë nesër të jemi para Kuvendit në orën 9 për t’i treguar këtij kryeministri lolo se koha e tij mbaroj.

Ora e tij ka ardhur jo prej opozitës por për shkak të urrejtjes që qytetarët kanë për të”, tha Kryemadhi duke bërë thirrje për protesta. /albeu.com/