Kryetarja e Lëvizjes socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka cilësuar 8 dhjetorin si një ditë të madhe për Shqipërinë.

Përmes një mesazhi në Facebook, Kryemadhi thekson se 8 dhjetori ishte shkëndija e parë në një qiell të errësuar.

Ndërsa shton se edhe sot sytë dhe zemra janë te të rinjtë.

Ja postimi i Kryemadhit:

8 Dhjetori është një ditë e madhe! ????????????????

Data 8 Dhjetor ishte shkëndija e parë në qiellin e errësuar të shoqërisë shqiptare.

Ishin të rinjtë ata të cilët me fuqinë e ëndrrave të tyre, nën thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, besuan dhe mundën të thyenin vargonjtë e frikës për të jetuar në një Shqipëri të lirë. ????????

Sot sytë dhe zemra përsëri janë te të rinjtë!

Tek ata kërkojmë frymëzimin për të punuar e jetuar demokracinë dhe lirinë e ëndërruar në tokën amë! ????????