Kundër gjashtë oficerëve të pensionuar të ish APJ të dyshuar për reketim të Banski dvori në vitin 1991, është ngritur hetim, njoftoi Prokuroria shtetërore zagrebase të Zhupanisë.

Me hetimin janë përfshirë pesë persona tani për tani me shtetësi të panjohur dhe një shtetas kroat, të cilët janë të dyshuar për tentim për vrasje të përfaqësuesve të trupave më të lartë shtetëror kroat dhe për krime lufte kundër popullatës civile.

Prokuroria i publikoi vetëm vitet e të dyshuarve, por sipas informatave jozyrtare, midis tyre janë gjenerali i dikurshëm i ish APJ dhe komandanti i i Aviacionit ushtarak në rajonin e 5-të të armatës Lubomir Bajiq i cili ka  dhënë komandë për sulm dhe Sllobodan Jeremiq, pjesëtar i dikurshëm i komandës së aviacionit ushtarak i cili e ka planifikuar sulmin.

Sipas mediave kroate asnjëri nga të akuzuarit nuk është i kapshëm për autoritetet kroate.

Nga vitin 1990 në Banski dvori është vendosur Qeveria kroate,. ndërsa më 7 tetor të vitit 1991 një aeroplan i APJ-së e sulmoi objektin. Cak i sulmit ishte ish-presidenti i atëhershëm Franjo Tugjman.