Gjatë vizitës së parë zyrtare në Uashington, Zhan-Iv Le Drian, ministër francez i Punëve të Jashtme, doli me kritikë të ashpër deri tek presidenti amerikan, Donald Tramp.

“Tramp me vetëdije është duke udhëhequr politikë të tërheqjes së SHBA-së prej obligimeve të veta ndërkombëtare dhe është duke e çuar vendin në izolim”, deklaroi ai pas takimeve me sekretarin shtetëror, Reks Tilerson, këshilltarin e Trampit, Xhared Kushner dhe disa kongresistë të republikanëve dhe demokratëve.

Le Drian aludoi në përjashtimin e Marrëveshjes së Parisit për kontrollin e ndryshimeve klimaterike nga Uashingtoni dhe mosnjohjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe mohimin nga Trampi konsensusin ndërkombëtar për mosnjohjen e Jerusalemit si kryeqendër të Izraelit, derisa statusi i qytetit nuk është zgjidhur nga Izraeli dhe Palestina.

Tramp më 7 dhjetor kumtoi se e njeh Jerusalemin si kryeqendër të Izraelit dhe se SHBA-ja është duke u përgatitur që ta transferojë ambasadën e vet nga Tel Avivi në Jerusalem.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dje votoi për ta kontestojë këtë vendim, por pa sukses, pasi që SHBA-ja si anëtare e përhershme e Këshillit në të cilin marrin pjesë 15 vende, e shfrytëzoi të drejtën e vetos.

“Me këtë vendim Tramp i jep të drejtë Iranit që ta kontrollojë problemin me Palestinën”, deklaroi Le Drian.