Një persona është vrarë para disa minutave në rrugën Xhon Kenedi në Çair, më saktësisht në stacionin e autobusit, raporton SHENJA.

Fillimisht u dëgjuan disa krisma nga armë “Kallashnikov”, ndërsa në vendngjarje qëndron i shtrirë një djalë i moshës mes 20-30 vjeç.

Dëshmitarë okular për TV SHENJA thanë se sulmuesit kanë gjuajtur nga një veturë në lëvizje, veturë e tipit YUGO.

Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes arritën ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë.