Për shumë fëmijë të vegjël, këto janë krishtlindjet e para që i përjetojnë, dhe sigurisht që e gjithë atmosfera festive që krijohet këto ditë për ta është disi magjike.

E tillë ishte edhe për vajzën e këngëtarit John Legend dhe modeles Chrissy Teigen.

Çifti postoi një video në Instagram ku duken duke festuar së bashku me vajzën e tyre, dhe treguan se ky ishte përjetimi i parë për vogëlushen e tyre të quajtur Luna.