Korporata Energjetike ” Three Gorges New Energy Corporation” me bazë në Pekin ka investuar 151 milionë dollarë për ndërtimin e projektit më të madh në botë për energjinë diellore. Ngritja e “fabrikës” me panele diellore po zhvillohet në provincën lindore kineze të Anhui.

Ndërtimi i stacionit të energjisë elektrike prej 150 megavat (MW) filloi në korrik me një pjesë tashmë të lidhur me rrjetin, sipas kompanisë. Termocentrali i ri përmban panele diellore të futura gjithandej që janë fiksuar në sipërfaqen e një liqeni që u formua pas shembjes së minierës së qymyrit.

E gjithë objekti është planifikuar të jetë gati deri në maj 2018. Kur të përfundojë, stacioni prej 150 MW do të jetë ekuivalent me përdorimin e rreth 53,000 ton qymyrguri.

Sipas korporatës, gati 199.500 ton emetime të dioksidit të karbonit do të shkurtohen çdo vit