Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se janë të shqetësuar lidhur me planin e SHBA-ve për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Peskov në një deklaratë për mediat tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i Palestinës Mahmud Abbas dje kanë biseduar për zhvillimet e fundit lidhur me statusin e Jerusalemit.

Duke i vlerësuar si “të ndërlukuara” zhvillimet e fundit lidhur me statusin e Jerusalemit, Peskov tha se “Jemi të shqetësuar se situata do të bëhet edhe më e ndërlikuar nëse ndërmerret një hap i tillë”.

Ai theksoi se nuk dëshirojnë të komentojnë më shumë për një vendim i cili nuk është shpallur zyrtarisht.

Në një deklaratë të mëparshme nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë thuhet se “Rusia ka njohur Jerusalemin Perëndimor si kryeqytet të Izraelit, duke shprehur beismin se Jerusalemi Lindor në të ardhmen duhet të jetë kryeqyteti i shtetit të Palestinës”.